Një punëtor rrëzohet nga skelet në Ferizaj, lëndohet rëndë

  • E.K /
  • 25 July 2020 - 12:11
Një punëtor rrëzohet nga skelet në Ferizaj, lëndohet rëndë

Një punëtor dje është rrëzuar nga skelet gjersa ishte duke punuar në fshatin Bibaj, të Ferizajt.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka marrë lëndime të rënda dhe është duke u trajtuar në QKUK.

“Fsh. Bibaj, Ferizaj 24.07.2020 – 14:55. Viktima mashkull kosovar punëtor i një firme private, është dërguar në emergjencën e Ferizajt pasi që i njëjti ishte rrëzuar nga skelet ku ishte duke punuar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar ë QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)