Gjendet një trup i pajetë në një rrugë të Gjilanit, familjarët hapin rast në Polici

  • E.K /
  • 25 July 2020 - 12:14
Gjendet një trup i pajetë në një rrugë të Gjilanit, familjarët hapin rast në Polici

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Partesh të Gjilanit.

Policia ka njoftuar se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe trupi është dërguar për obduksion në Institutin Mjekësisë Ligjore.

“Është raportuar nga familjarët se në rrugë është gjetur viktima mashkull  pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)