13 murgesha vdesin nga COVID-19, 12 brenda një muaji

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 14:49
13 murgesha vdesin nga COVID-19, 12 brenda një muaji

13 murgesha, Motra Feliciane, kanë vdekur nga koronavirusi në një kuvend, në Livonia, Michigan.

Revista “Times” shkruan se ato ishin të moshave nga 66 deri në 99 vjeç.

12 prej tyre vdiqën brenda harkut të një muaji, duke filluar nga Motër Mary Luiza Wawrzyniak, 99 vjeçare, që vdiq e para, ditën e Të Premtes së Mirë.

17 murgesha të tjera po nga ky kuvend janë shëruar dhe kanë mbijetuar, sipas Motër Noel Marie Gabriel, drejtoreshë e shërbimeve shëndetësore klinike të Provincës Zonja Jonë e Shpresës.

Në rang botëror, 61 murgesha kanë humbur jetën nga COVID-19, shumë prej të cilave në Itali, një nga vendet më të goditura prej epidemisë.

(Kosova Sot Online)