E la shtatëzënë të miturën, arrestohet një person në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 11:09
E la shtatëzënë të miturën, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë për bashkëjetesë jashtëmartesore me një të mitur.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se e mitura është shtruar në repartin e gjinekologjisë në Prishtinë dhe se sipas mjekëve është shtatzënë.

“Rr. Meshari, Fushë Kosovë 27.07.2020-15:00. Është raportuar se viktima e mitur femër kosovare ishte shtruar në repartin e gjinekologjisë në Prishtinë e cila sipas mjekëve ishte shtatzënë. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)