Detaje nga aksidenti i tmerrshëm që shkaktoi dje 24 vjecari kosovar në Berlin

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 12:44
Detaje nga aksidenti i tmerrshëm që shkaktoi dje 24 vjecari kosovar në Berlin

Shoferi kosovar Refail A. (24) është përplasur me makinën e tij në një turmë në Berlin, të dielën në mëngjes. Për pasojë, janë lënduar gjashtë persona, shkruan Berlinez Zeitung (BZ). Njëri prej viktimave të tij është ende në rrezik për jetën ndërsa identiteti i një personi tjetër të lënduar rëndë nuk është sqaruar sepse policia ende nuk ka arritur ta marrë në pyetje atë në spital.

Por shoferi është përsëri i lirë. Ajo që është sqaruar ndërkohë është se ai nuk kishte as patentë shofer!

Policët federalë, të cilët ishin të parët në vendin e aksidentit dhe arrestuan Refail A., thonë se ai bërtitur me lot: “Ju lutem, më qëlloni, nuk doja të ndodhte kjo!”

Me 0.7 promil në gjak, ai qe përplasur në një turmë në stacionin Zoo të Berlinit, të dielën në orën 7.20 të mëngjesit. Mercedes GL 2.4 tonësh ka shtypur tre persona të pastrehë që kishin ngritur kampin në Hardenbergplatz. Tre kalimtarë tjerë (38, 57, 57 vjeçarë) kanë marrë lëndime të lehta në aksidentin e tmerrit.

Ndërkohë, nga e hëna dihet se Refail A. nuk është duke u hetuar më për tentimvrasje,  Mona Lorenz, zëdhënëse e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Berlinit ka thënë për BZ.: “Hetuesit konsiderojnë se fjala është për një aksident. Sipas statusit aktual, vrasja përjashtohet. I akuzuari po hetohet për shkak të rrezikut të shkaktuar në trafikun rrugor”.

Sipas njohurive të mëparshme, Refail A. kishte humbur kontrollin e automjetit të rëndë duke dalë jashtë rrugës kur ai dëshironte të dilte në një rrugë tjetër, me shpejtësi të madhe.

Pasi që makina e tij arriti të ndalej në një kuti postare, në vendin e ngjarjes janë zhvilluar skena dramatike, shkruan gazeta. Policët federalë, të cilët ishin të parët në vendin e aksidentit dhe arrestuan Refail A., thonë se ai bërtitur me lot: “Ju lutem, më qëlloni, nuk doja të ndodhte kjo!”

Zëdhënësi i policisë Martin Halëeg thotë se “nuk ka asnjë arsye për ndalim, transmeton albinfo.ch. Rreziku për arratisje mund të ishte një arsyetim por ne e mohojmë atë pasi që 24 vjeçari ka qëndrim të rregullt në Gjermani dhe këtu e ka qendrën e jetesës në këtë vend”.

(Kosova Sot Online)