FSK-ja tërheq mjetin shpërthyes që u gjend në oborrin e Xhamisë së re

  • G.G /
  • 28 July 2020 - 14:29
FSK-ja tërheq mjetin shpërthyes që u gjend në oborrin e Xhamisë së re

Gjatë ditës së sotme janë ndërprerë punimet në hapësirën ku ka filluar ndërtimi i Xhamisë së Madhe Prishtinë, afër postës

Kjo për shkak se aty po dyshohet për një mjet shpërthyes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe FSK-ja të cilët e kanë bërë tërheqjen e mjetit.

Ky mjet dyshohet të ketë mbetur para shumë kohësh në atë zonë.

Kujtojmë se punimet për ndërtimin e kësaj xhamie kanë nisur vetëm pak ditë më parë, gjersa javën e kaluar u protestua në hapësirën ku ky objekt fetar po ndërtohet.

(Kosova Sot Online)