Kryeinfektologu amerikan: Do të kemi më shumë vdekje, nëse nuk e kontrollojmë visurin

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 15:15
Kryeinfektologu amerikan: Do të kemi më shumë vdekje, nëse nuk e kontrollojmë visurin

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, ka paralajmëruar se vendi do të përmballet edhe më tutje me vuajtje dhe vdekje nga sëmundja e re, nëse pandemia nuk kontrollohet.

“Nëse i shikoni vdekjet siç janë duke ndodhur tani – rreth një mijë në ditë – ne do të kemi edhe më tutje vuajtje dhe vdekje përderisa nuk i vendosim duart rreth tij dhe nuk e shtypim atë (virusin)”, tha kryeinfektologu amerikan.

“Siç kam thënë shumë, shumë herë, kjo është arsyeja pse ka gjëra që mund t’i bëjmë mu tani në mungesë të një vaksine që mund të na kthejë në rrugë”, shtoi ai, shkruan “CNN”.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 2.9 milionë dhe më shumë se 148 mijë kanë vdekur nga virusi i ri, duke e bërë ShBA-në vendin më të prekur në botë.

Ndonëse ende nuk ka garanci nëse ndonjëra nga vaksinat që po zhvillohen do të jetë efektive, së paku një vaksinë në ShbA ka hyrë në faqën e tretë të testimit, në të cilën pritet të përfshihen rreth 30,000 persona.

(Kosova Sot Online)