Tri vdekje në Spitalin e Gjilanit, dy prej tyre me Covid-19

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 08:38
Tri vdekje në Spitalin e Gjilanit, dy prej tyre me Covid-19

Tre pacientë kanë ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Dy prej tyre kanë qenë të konfirmuar me infeksion nga COVID-19.

“Me keqardhje ju njoftoj se 3 pacientë kanë ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes. Dy pacientë kanë kanë qenë mjekim intensiv, ndërkaq tjetri në repartin e infektives. Prej tyre, dy rastet kanë qenë të konfirmuara me infeksion me COVID-19. Ju shpreh ngushëllime familjeve në emër të stafit”, ka thënë për Mediafokus.info, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, anesteziologu Ukshin Ismaili.

Me dy rastet e fundit, numri total i vdekjeve në Gjilan si pasojë e COVID-19 shkon në 16.

Kreu i Gjilanit, Luttfi Haziri, ka kritikuar ashpër kryeministrin Avdullah Hoti, duke thënë se kryetarët e komunave i ngarkuan me detyra, por pa kapacitete.

“Situata po del në padëgjueshmëri qytetare, në mënyrën qysh po menaxhohet. Nëse nuk marrin vendime në koordinim me kryetarët e Komunave, le ta dinë se unë si kryetar i Komunës nuk i ndahem qytetarëve të mi. Unë në ora 21:05 dalë e festoj në Gjilan ose marr pjesë në funerale sepse na kanë dhanë detyra pa kapacitete. Ne nuk jemi kryetarë me numëru kufoma, por me evitu kufoma”, ka thënë Haziri, për Mediafokus.info, në deklaratën e të hënës.

(Kosova Sot Online)