Momenti kur gropa në mes të rrugës, “gëlltit” dy këmbësore kineze

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 09:06
Momenti kur gropa në mes të rrugës, “gëlltit” dy këmbësore kineze

Ky është momenti rrëqethës kur një gropë gjigante hapet në një rrugë në Kinë dhe “gëlltit” dy këmbësore.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy femra të cilat po ecnin në trotuar, “gëlltiten” nga një gropë e cila hapet në rrugë dhe bën që gjysma e asfaltit të shembet në Chongqing.

Për fat të mirë që të dyja i kanë shpëtuar këtij aksident me vetëm disa mavijosje nëpër trup. Ato janë nxjerrë nga sasia e madhe e dheut nga ekipet e zjarrfikësve.

Autoritetet lokale besojnë se shembja ka ndodhur si rezultat i rrëshqitjes së dheut dhe të reshurave të mëdha të shiut në këtë rajon kinez.

(Kosova Sot Online)