Ish-marinsi amerikan mund të dënohet me 10 vjet burgim në Rusi për një dehje

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 10:37
Ish-marinsi amerikan mund të dënohet me 10 vjet burgim në Rusi për një dehje

Kur amerikani Trevor Reed udhëtoni në Moskë verën e kaluar, ai kishte për qëllim ta studionte rusishten dhe të kalonte kohë me të dashurën Alina Tsybulnik, me të cilën shpresonte të martohej në shtator.

Megjithatë, disa ditë para kthimit të planifikuar në shtëpi në Teksas, kolegët e të dashurës së tij organizuan një ndejë që do të përfundonte me dërgimin e amerikanit 29-vjeçar në stacionin e policisë, ku do ta kalonte natën. Më pas, kundër tij u ngrit akuza për sulm të dhunshëm ndaj zyrtarëve policorë.

Të mërkurën, një gjykatë në Moskë pritet të marrë vendim për rastin që e ka tronditur familjen e burrit amerikan dhe ka nxitur spekulimeve se ish-marinsi është bërë mjet në mosmarrëveshjen gjeopolitike mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, shkruan “Free Europe”.

I akuzuar për “përdorim të dhunës së rrezikshme për jetën dhe shëndetin e përfaqësuesve të autoriteteve”, Reed është duke u mbajtur në paraburgim që nga gushti i vitit të kaluar dhe mund të dënohet me burgim maksimal prej dhjetë vjetësh.

Në seancën e fundit për këtë rast, që u mbajt të hënën, ai tha se i ka humbur 20 kilogramë dhe ka qenë i lodhur gjatë tërë kohës, duke shtuar se shpreson që tërë kjo vuajtje të përfundojë së shpejti.

(Kosova Sot Online)