Lajmi për 16 vdekje nga Covid 19 në Kosovë, Osmani shpreh ngushëllime në Kuvend

  • A.P /
  • 30 July 2020 - 15:57
Lajmi për 16 vdekje nga Covid 19 në Kosovë, Osmani shpreh ngushëllime në Kuvend

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit se 16 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e pandemisë në Kosovë.

Osmani në seancën e sotme të Kuvendit ka ngushëlluar familjarët e të ndjerëve.

“Ngushëllime të 16 familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, shprehim solidaritet dhe ngushëllime për të gjitha viktimat që kanë ndërruar jetë nga kjo pandemi e tmerrshme”, ka thënë Osmani para deputetëve.

Sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se për 24 orë, 16 persona kanë vdekur derisa 258 janë konfirmuar pozitiv me koronavirus.

(Kosova Sot Online)