Arben Vitia, i drejtohet besimtarëve për Bajram

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 15:32
 Arben Vitia, i drejtohet besimtarëve për Bajram

Ish’Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.

Vitia në Facebook ka shkruar se kjo festë simbolizon sakrificën dhe besimin.

“Sot në familjet e besimtarëve festohet Kurban Bajrami. Kjo Festë e shenjtë simbolizon sakrificën dhe besimin. Festat e shenjta dhe mësimet prej tyre na e forcofshin shpirtin dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit”, ka thënë Vitia.

“Urime dhe me fat e shëndet Kurban Bajrami për të gjithë shqiptarët myslimanë dhe besimtarët kudo që janë”, ka shkruar ai.

 

Sot në familjet e besimtarëve festohet Kurban Bajrami. Kjo Festë e shenjtë simbolizon sakrificën dhe besimin. Festat e...

Publiée par Arben Vitia sur Vendredi 31 juillet 2020

(Kosova Sot Online)