Infermierët ftojnë anëtarët e Qeverisë që të qëndrojnë 18 minuta në kujdestari

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 11:05
Infermierët ftojnë anëtarët e Qeverisë që të qëndrojnë 18 minuta në kujdestari

Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka përfunduar protestën.

Në fund të protestës ata në mënyrë simbolike dorëzuan në Qeveri 18 mantile dhe i kanë ftuar 18 anëtarë të Qeverisë që të qëndrojnë 18 minuta në kujdestari.

Kryetari i Sindikatës, Fitim Havolli ka kërkuar nga institucionet rritje të pagesës së ndërrimit të natës qind për qind.

Havolli ka thënë se kjo është më e pakta që mund të bëhet, krahasuar me rrezikun për infektim me Covid-19 të cilit i nënshtrohen ky komunitet.

Në sektorin publik, paga mujore e mjekut është rreth 600 euro në muaj, derisa infermierët për punën e tyre paguhen me rreth 400 euro.

Rritja e pagave për punëtorët shëndetësorë ishte paraparë që të bëhej përmes Ligjit për paga. Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 30 qershor, tha se ky ligj kishte elemente jokushtetuese. Ky vendim i Kushtetueses u tha se do të demotivojë profesionistët shëndetësorë të Kosovës.

(Kosova Sot Online)