Thaçi: Kryeministrit Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 11:44
Thaçi: Kryeministrit Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë Kryeministrit Avdullah Hotit, pas infektimit me COVID-19.

Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë rekomandimet e institutcioneve shëndetësore dhe u ka uruar shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet të gjithë të prekurve.

“Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19. Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë. Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, Hoti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar dje se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Hoti ka thënë se nuk ka shenja apo simptoma përveç një kolle shumë të lehtë.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti.

 

Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19. Qytetarëve të...

Publiée par Hashim Thaçi sur Lundi 3 août 2020

(Kosova Sot Online)