Gjashtë viktima në moshë të re në 24 orët e fundit, ja numri i rasteve

  • A.P /
  • 03 August 2020 - 17:57
Gjashtë viktima në moshë të re në 24 orët e fundit, ja numri i rasteve

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët fundit kanë h umbur jetën dhe 6 pacientë të tjerë që ishin shtruar në të dy spitalet COVID-19. Në përditësimin e të dhënave të fundit njoftohet se betën nuk e kanë fituar një 49-vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana, me sëm undje bashkëshoqëruese.

Po ashtu sot janë konfirmuar dhe 117 raste të reja me koronavirus pas kryerjes së 500 testime. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë numri i rasteve aktive në të gjithë vendin është 1991 dhe kanë hu mbur jetën 144 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend në 24 orët e fundit. Ka vijuar rritja e rasteve të reja edhe gjatë javës që lamë pas. Mesatarja javore e rasteve të reja ka qenë rreth 96 raste në ditë. Vihet re se ka pasur një rritje të ndjeshme të shtrimeve në dy spitalet Covid. Situata paraqitet serioze pasi është rritur gjithashtu numri i pacientëve në terapi intensive dhe i atyre të int ubuar, që është shoqëruar fatk eqësisht me hu mbje jete. Ndaj i drejtohemi me një thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e masave, duke u rikujtuar detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur, për respektuar distancën dhe ruajtur higjienën.

Fatke qësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëm undjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë: Një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar

Ju informojme per situaten epidemiologjike në 24 orët e fundit: Janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të ndjekin sistemin e referimit: Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik. COVID-19 – Statistika (27 Korrik 2020): Testime totale 39183; Raste pozitive 4880; Raste të shëruara 2745; Raste Aktive 1991. Humbje jete 144 (Qarku Tiranë 76, Shkodër 22, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1). Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1082; Durrës 230; Shkodër 198; Vlorë 100; Lezhë 83; Fier 72; Korçë 67; Elbasan 48; Kukës 44; Berat 29; Gjirokastër 21;

(Kosova Sot Online)