Baze godet Ditmir Bushatin: Si t’u mbushë mendja që Mimoza Ndroqi meriton të jetë konsulle nderi e Kosovës

  • A.P /
  • 04 August 2020 - 18:13
Baze godet Ditmir Bushatin: Si t’u mbushë mendja që Mimoza Ndroqi meriton të jetë konsulle nderi e Kosovës

Publicisti Mero Baze ka akuzuar ish-kryediplomatin e Shqipërisë, Ditmir Bushati, i cili lejoi që Mimoza Ndroqi, gruaja e biznesmenit Ylli Ndroqi, të emërohet konsulle nderi e Kosovës në Shqipëri.

Gazetari i njohur shqiptar e akuzon Bushatin se sa ishte në detyrë ka nënshkruar që Ndroqi të lejohet të ushtrojë detyrën e konsulles së nderit, ndërsa pasi  u shkarkua nga pozita kryeministri Edi Rama, ish-kryediplomati nisi të kritikojë për kriminalitet në politikën e Shqipërisë.

Mimoza Ndroqin, konsulle nderi të Kosovës në Shqipëri e kishte emëruar ish -ministri i Jashtëm I Kosovës Behgjet Pacolli.

Por, aktiviteti i Ndroqit si diplomate ishte lejuar nga ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Bushati.

Shkrimi i plotë i Mero Bazes:

Prej vitit 1991 shkruaj për Kosovën dhe në shtypin e Kosovës.

Kam shkruar dy libra për Kosovën dhe qindra artikuj. I njoh personalisht nga Ibrahim Rugova i ndjerë, tek Bujar Bukoshi, e deri tek Hashim Thaçi Isa Mustafa e Albin Kurti.

Kurrë nuk më ka shkuar në mendje të jem konsull i Kosovës, apo dhe pasaportë mbajtës i saj, edhe pse e njoh Kosovën e kam ndihmuar atë më mirë dhe më shumë, se Ditmir Bushati. Sdi pse këtij i është mbushur mendja që zonja në fjalë e nderon Kosovën si konsulle nderi në Vlorë aty ku është ngritur flamuri, pasi i njëjti ministër ja kish hequr këtë detyrë burrit të saj si Konsull i Meksikës për këto histori që po dalin. Kollaj është të bësh sikur lufton krimin në politikë, një muaj pasi të shkarkojnë, ndërsa një muaj më parë firmos këtë letër.

(Kosova Sot Online)