Lajmi i fundit: 27 persona të vdekur dhe më shumë se 2500 të lënduar nga shpërthimi në Bejrut

  • A.P /
  • 04 August 2020 - 21:22
Lajmi i fundit: 27 persona të vdekur dhe më shumë se 2500 të lënduar nga shpërthimi në Bejrut

Një shpërthim i madh në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ka vrarë të paktën 27 njerëz dhe plagosur më shumë se 2.500 të tjerë, thotë ministri i shëndetësisë.

Ende nuk është e qartë se çfarë shkaktoi shpërthimin në rajonin e portit. Videot e postuara në internet treguan një kolonë tymi të ndjekur nga një shtëllungë e madhe.

Spitalet thuhet se janë mbingarkuar dhe shumë ndërtesa janë shkatërruar.

Shefi i sigurisë së brendshme të Libanit tha që shpërthimi ndodhi në një zonë që strehonte materiale mjaft eksplozive.

Një gazetar i BBC në vendngjarje raportoi kufoma dhe dëme të rënda, të mjaftueshme për ta vënë portin jashtë veprimit.

Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin, me një krizë ekonomike që mbretëron me tensione të vjetra. Tensionet janë gjithashtu të larta përpara verdiktit të së premtes në një gjyq për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në 2005.

Disa raportime sugjerojnë se shpërthimi mund të ketë qenë aksidental. Agjencia e Lajmeve të Libanit ka raportuar për një zjarr që filloi afër një depoje të ekspozivëve afër portit.

Mediet lokale kanë treguar pamje të njerëzve të ngujuar nën rrënoja. Një dëshmitar përshkroi shpërthimin si shurdhues dhe pamjet nga videot tregojnë ndikimin që pati në makina dhe ndërtesa.

(Kosova Sot Online)