KDI kundër vendimit të Zemajt që shfuqizon rregullimin e çmimit të barnave, kërkon hetime

  • E.K /
  • 05 August 2020 - 14:35
KDI kundër vendimit të Zemajt që shfuqizon rregullimin e çmimit të barnave, kërkon hetime

Instituti Demokratik i Kosovës e ka kundërshtuar vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për shfuqizimin e udhëzuesit administrativ të rregullimit të çmimit të barnave.

KDI vlerëson se shfuqizimi i këtij Udhëzuesi Administrativ pa masa tjera të gatshme për parandalimin e keqpërdorimeve me barna është i dëmshëm për qytetarin, tashmë edhe më të varfëruar si pasojë e pandemisë.

“Shfuqizimi i këtij udhëzuesi do të lejojë që qytetarët përsëri të blejnë barna të njëjta me çmime të ndryshme në barnatore si dhe qeveria të pranoj ofertat nga operatoret ekonomik me çmime të larta. Kosova është ndër shtetet e pakta në Evropë që nuk e ka të rregulluar tregun farmaceutik”, thuhet në komunikatë.

Ky institut i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që urgjentisht të shqyrtoj të gjitha opsionet për mbrojtjen e qytetarëve dhe buxhetit shtetërorë nga keqpërdorimet potenciale me çmimet e barnave, dhe të hartoj me urgjencë bazën ligjore dhe infrastrukturën implementuese për mbikëqyrjen e tregut farmaceutik.

Ndërkohë, nga Kuvendi i Kosovës ka kërkuar që përmes mekanizmave të tij të hetojë arsyet shfuqizimit të këtij udhëzuesi.

“Gjithashtu, Instituti kërkon edhe nga Kuvendi i Kosovës që përmes mekanizmave të tij të hetoj arsyet e këtij shfuqizimi dhe me qëllim të përfaqësimit të interesave të qytetarëve të rris mbikëqyrjen së punës së ekzekutivit veçmas gjatë kësaj periudhe të vështirë të përballjes me pandeminë aktuale”, thuhet në komunikatën e KDI’së.

 

ë ë ë KDI kundërshton vendimin e ministrit të shëndetësisë për shfuqizimin e udhëzuesit administrativ...

Publiée par Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova sur Mercredi 5 août 2020

(Kosova Sot Online)