Tentuan të fusin drogë në burg, arrestohen 2 persona

  • E.K /
  • 06 August 2020 - 10:21
Tentuan të fusin drogë në burg, arrestohen 2 persona

Policia ka arrestuar dy persona pasi kanë tentuar të fusin lënë narkotike në burgun e Beratit.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar M. D., 24 vjeç, banues në Kuçovë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe A. M., 19 vjeç, banues në Berat.

Këta të fundit janë kapur në flagrancë duke tentuar të fusin lëndë narkotike në IEVP Berat. Punonjësit e IEVP Berat, gjatë kontrollit të ushtruar në rrobat që këta shtetas po i dërgonin një të arrestuari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike heroinë me peshë 0,45 gr.

Njoftimi i policisë:

Berat

Tentuan të fusnin heroinë në ambientet e IEVP-së, arrestohen 2 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasit: M. D., 24 vjeç, banues në Kuçovë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”) dhe A. M., 19 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të fusin lëndë narkotike në IEVP Berat. Punonjësit e IEVP Berat, gjatë kontrollit të ushtruar në rrobat që këta shtetas po i dërgonin një të arrestuari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike heroinë me peshë 0,45 gr.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

(Kosova Sot Online)