Pse Arben Vitia nuk iu përgjigj Zemajt për t’i ndihmuar rreth pandemisë?

  • A.P /
  • 06 August 2020 - 17:59
Pse Arben Vitia nuk iu përgjigj Zemajt për t’i ndihmuar rreth pandemisë?

Nga Lëvizja Vetëvëndosje thonë se epitetitin “ministër i suksesshëm” Arben Vitisë, nuk ia kanë dhënë vetë ata.

Sipas Arbërie Nagavcit, secili qytetar e ka vlerësuar punën e ish ministrit Vitia.

“Sigurisht se duke qenë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ka qenë shumë professional. Për fat të keq u bënë bashkë LDK me të tjerët, dhe ja humbën vendit mundësinë për të pasur një ministër si Vitia”, ka thënë Nagavci.

Nagavci duke folur për ftesën që Zemaj i ka bërë Vitisë por edhe ish ministrave të tjerë për ndihmë në menaxhimin em pandeminë, ka thënë se nuk mjafton vetëm të ftohet.

“Unë besoj që secili do donte që situata të ishte e mirë, por nuk janë nivel të detyrës. Qoftë se nuk dinë, qoftë se nuk munden. Nuk mjafton një ftesë, përderisa mënyra se si vepron flasin për dicka tjetër”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)