Sikur nëpër filma! Manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, për t’i shpëtuar arrestimit
Skena që do të shihni më poshtë do të ishte një subjekt i mirë për filmat Holliudian.
Një burrë, i identifikuar si Patrick Jones, 28-vjeç nga Liverpool, kishte vjedhur një makinë tip “Audi A5” dhe me të tentoi t’i arratisej policisë, e cila ishte vendosur në ndjekje të tij.
Në videon e publikuar, Jones shihet duke drejtuar makinën me shpejtësi tejet normave të lejuara dhe rrezikoi jo pak automjetet e tjera në lëvizje, me manovrat e tij të rrezikshme.
Kur nuk kishte zgjidhje tjetër, i riu ka dalë nga makina dhe ka tentuar t’i ikë policisë në këmbë, por pak momente pas këtij veprimi policia ka mundur që ta arrestojë.
(Kosova Sot Online)