Vetëvarje në Dubravë, autoritetet thonë se s’kishin parë kurrë një mënyrë të tillë

  • E.K /
  • 07 August 2020 - 10:21
Vetëvarje në Dubravë, autoritetet thonë se s’kishin parë kurrë një mënyrë të tillë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar sot se në orën 7 e 30 në Qendrën Korrektuese në Dubrave, një i burgosur me iniciales E.SH është gjetur i vetvarur në krevatin e tij në lartësi 1.5 metër.

“I njëjti në dhomë ishte i vetëm dhe për të kryer vetvarjen ka përdorur shtratin e tij të dhomës”, thuhet në njoftim.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thonë se një mënyrë e tillë e vetëvrasjes nuk është hasur asnjëherë, pasi të gjitha rastet kur është kryer ndonjë vetëvarje, akti është kryer nga ndonjë lartësi më e madhe, por jo nga një krevat me lartësi pothuajse më të vogël se 1 metër e gjysmë.

“Kjo mënyrë e aktit të vetvarjes është mënyrë e paparë deri më tani për organet e SHKK-së , pasi që ato në rastet tjera kanë ndodhur kur akti i vetverjes është kryer në lartësi më të madhe , por kjo nga krevati me një lartësi me pak se 1.5 metër  është shumë habitshme”, shpjegon njoftimi i SHKK’së.

Personi i cili është vetëvarur ka qenë i dënuar për vjedhje të rëndë.

“SHKK do të punoj shumë ngushtë me organet tjera relevante që të zbuloj të gjitha arsyet e kësaj ngjarje.Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë.Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Vjedhje e rend.”, shton tutje SHKK.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.

(Kosova Sot Online)