Fqinji tregon detajet e trishta nga djali qe vrau nënën: Bashkëshortja ime pastroi kuzhinën, mbesa e 70-vjeçares kur i thanë lajmin iku

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 15:59
Fqinji tregon detajet e trishta nga djali qe vrau nënën: Bashkëshortja ime pastroi kuzhinën, mbesa e 70-vjeçares kur i thanë lajmin iku

Detaje të reja nga ngjarja e shënuar pasditen e së enjtes në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku djali, Olsi Çekiçi masakroi dhe i preu kokën nënës së tij 70-vjeçare. Firdes Çekiçi është viktima e krimit.

Fqinji i kësaj familje, Sami Shyti, ka treguar disa detaje që hedhin dritë mbi vr.asjen.Mësohet se e bija e autorit, Olsi Çekiçit nuk ka qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes.

“Fola me vajzën e vi.ktimës pas ngjarjes. Ajo kishte qenë tek komshia ngjitur dhe kishte lënë në shtepi babain me gjyshen.

Kishte dale nga fqinja se e lajmëruan kur ngjarja kishte ndodhur. Komshinjtë kishin provuar të lidheshin me policinë por s’ishin lidhur dot dhe më tregoi se ajo ka shkuar deri ne komisariatin e Pogradecit me biçikletë për të lajmëruar. Hymë në banese kur mbaroi policia veprimet. Ngjarja kishte ndodhur në kuzhine. Midis dy divaneve në tokë. Kishte dy gisht gj.ak. Bashkëshortja ime e pastroi. Jemi tm.erruar“, ka treguar ai.

(Kosova Sot Online)