Një valë e të nxehtit drejt Francës, paralajmërohen temperatura deri 42C

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 22:50
Një valë e të nxehtit drejt Francës, paralajmërohen temperatura deri 42C

Pothuajse gjysma e territorit kontinental francez ishte sot në gatishmëri zyrtare për shkak të një valë të nxehti, me Shërbimin Kombëtar të Motit që paralajmëroi për temperatura lokale deri në 42 gradë Celcius.

“Qytetarët të qëndrojnë të freskët, të pijnë shumë ujë dhe të shmangin ushtrimet fizike, edhe nëse janë të rinj dhe të shëndetshëm”, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran.

Vala e të nxehtit pritet të jetë veçanërisht e pakëndshme për qytetarët në dhjetëra qytete, ku përdorimi i maskave sanitare është bërë i detyrueshme, për të frenuar përhapjen e infektimeve me COVID-19.

(Kosova Sot Online)