Malisheva me 47 raste aktive, deri tani 11 persona kanë vdekur

  • A.P /
  • 08 gusht 2020 - 16:30
Malisheva me 47 raste aktive, deri tani 11 persona kanë vdekur

Bilanci i sotëm i situatës me COVID-19, në Komunën e Malishevës, është 2 të shëruar, janë regjistruar 2 raste të reja, ndërsa 1 person ka ndërruar jetë. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës

Dy rastet e reja vijnë nga vendbanimet Bellanicë dhe Drenoc.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është si vijon: Nga data 14 mars 2020 e deri më sot, me covid-19 janë prekur 158 persona, 100 persona janë shëruar, aktive janë 47 raste, ndërsa 11 persona kanë ndërruar jetë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit emergjent komunal, edhe njëherë ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet organeve përgjegjëse shëndetësore dhe vendimet e organeve përgjegjëse të vendit. “Mbani maskat mbrojtëse kur dilni në publik, mbani higjienë të duarve dhe mbi të gjitha mos u bëni pjesë e grumbullimeve të njerëzve, si para sporteleve, ashtu edhe në ahengje dhe në raste tjera familjare, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të virusit. Ta ruajnë veten dhe familjet, ta ruajmë shëndetin dhe mos ta përhapim virusin”, ka thënë Berisha.


(Kosova Sot Online)