Greqia shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit
Gjatë 24 orëve të kaluara, në Greqi janë regjistruar 203 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.
Përpos rasteve të reja të personave të infektuar, vendi helen regjistroi edhe një viktimë dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 212, shkruan The Guardian.
Në anën tjetër, shifra e përgjithshme e të infektuarve ka shkuar në 5,623, që është numër mjaft i vogël në krahasim me vendet fqinje.
Greqia vendosi masa të hershme kufizuese në mesin e marsit, të cilat ndikuan që shteti të kursehej nga efektet shkatërruese që u panë në disa vende të tjera evropiane.
Nga e hëna deri më 31 gusht, të gjithë njerëzit do të jenë të detyruar të përdorin maska në dyqane dhe mjetet e transportit, përpos veturave private.
Maskat janë të obligueshme edhe në kisha, por nga ky detyrim do të jenë të liruar priftërinjtë.
(Kosova Sot Online)