Cilët mjekë do t’i marrin nga 300 euro shtesë në muaj, SHSKUK dhe Federata krijojnë një komision

  • S.A /
  • 12 gusht 2020 - 12:17
Cilët mjekë do t’i marrin nga 300 euro shtesë në muaj, SHSKUK dhe Federata krijojnë një komision

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të QKUK’së, Valbon Krasniqi, sot ka takuar drejtuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagat shtesë prej 300 eurove për muajt korrik dhe gusht.

Në komunikatë për media thuhet se Krasniqi ka njoftuar drejtuesit e FSSHK-së, në lidhje me hapat që ka ndërmarrë ShSKUK, për zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Krasniqi ka bërë të ditur se ka formuar një komision, i cili do të punojë në këtë drejtim, për çka u pajtuan edhe drejtuesit e FSSHK-së.

Sipas tij,  Komisioni do të punojë ngushtë me drejtorët e klinikave të QKUK-së dhe njësitë tjera përbërëse të ShSKUK-së, me qëllim të eleminimit të keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve.

Derisa ka treguar se deri tani nuk kanë dorëzuar ndonjë listë me emrat e punëtorëve që ju takon shtesa, dhe se për një gjë të tillë do të pritet përfundimi i punës nga Komisioni i krijuar.

“Menaxhmenti i ShSKUK-së siguron të gjithë punëtorët se nuk ka dorëzuar listë me punëtorët, që ju takon kjo shtesë në ministritë përkatëse, deri në përfundim të punës së komisionit”, përfundon komunikata.

(Kosova Sot Online )