Iu gjetën dy kavanoza mjaltë, Gjuriq thotë se peshkopi Teodosije u maltretua nga policët e Kosovës

  • E.K /
  • 14 August 2020 - 15:44
Iu gjetën dy kavanoza mjaltë, Gjuriq thotë se peshkopi Teodosije u maltretua nga policët e Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar sot duke thënë se peshkopi Teodosije është trajtuar keq nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Jarinje ditën e djeshme.

“Fakti që peshkopi Teodosije është lejuar të futet në Kosovë pasi ishte ndaluar në pikën administrative dhe u ngacmua me fjalë vetëm për dy kavanoza me mjaltë, nuk e bën këtë incident më pak të tmerrshëm”, ka thënë Gjuriq, shkruan RTS.

Siç thotë Gjuriq, një sjellje e tillë është një reflektim i mungesës së kulturës dhe shfaqje e ekstremizmit politik, që shpreh përçmim për kulturën, fenë dhe traditën serbe.

Derisa në fund ka kërkuar edhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare për rastin.

(Kosova Sot Online)