Parashikimi i motit për sot

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 09:03
Parashikimi i motit për sot

Sot në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi, përcjellë edhe me zbrazje elektrike, njofton IHMK’ja.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

IHMK lajmëron se do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-9m/s.

(Kosova Sot Online)