E dhunoi disa herë e më pas e rrahu, arrestohet burri nga Mitrovica

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 10:50
E dhunoi disa herë e më pas e rrahu, arrestohet burri nga Mitrovica

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë fizike dhe seksuale ndaj një gruaje

Një grua nga Mitrovica ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një mashkull i dyshuar. Viktima ka deklaruar se është dhunuar seksualisht disa herë, nga i njëjti person

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Mitrovicë, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë e cila gjatë intervistimit ka deklaruar se nga i dyshuari lartcekur është dhunuar disa herë seksualisht”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Po ashtu, është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar  dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)