Dy të shëruar dhe një rast i ri me Covid-19 në Deçan

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 21:07
Dy të shëruar dhe një rast i ri me Covid-19 në Deçan

Në komunën e Deçanit janë shëruar edhe dy pacientë nga Covid-19, ndërkohë është regjistruar një rast i ri.

Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj njoftoi se deri më tani nga kjo komunë janë 80 të prekur me koronavirus.

Aktualisht në Deçan janë 36 raste aktive.

Njoftimi i plotë i Ramosajt në Facebook:

Edhe dy (2) të sheruar sot dhe një (1) tjeter i identifikuar me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë përkatësisht nga fshati Dubravë.

Deri më sot në komunën tonë janë të identifikuara 80 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 46 të shëruar plotësisht dhe 36 raste janë akoma aktive.

Kujdesuni për veten dhe familjen!

#VendosMaske

#PastroDuart

#MbajDistance

(Kosova Sot Online)