Stresi nga Covid-19, fëmijët do të lindin me peshë më të ulët

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 20:55
Stresi nga Covid-19, fëmijët do të lindin me peshë më të ulët

Gjatë një studimi të bërë disa shkencëtarë dolën në përfundimin se stresi kronik i shkaktuar nga pandemia mund të çojë drejt një vale të bebeve që lindin në peshë më të vogël.

Studiuesit zbuluan se stresi gjatë shtatzënisë ishte i lidhur ndjeshëm më një peshë të ulët për një fëmijë i cili plotëson ciklin 9 mujor.

Fëmijët të cilët lindin më një peshë të vogël përballen me probleme në të ardhmen. Ata mund të kenë performancë të dobët në shkollë, mund të vuajnë nga mbipesha kur të rriten dhe një vdekje të hershme shkruan CNN. 

Profesori Barry Bogin, antropolog biologjik në Universitetin e Loughborough, rishikoi disa studime të mëparshme për të parashikuar sesi Covid-19 mund të ndikojë në peshën e lindjes së gjeneratës tjetër.

Ai dhe bashkautori Dr Carlos Varea thanë se koronavirusi mund të ndikojë negativisht te një nënë e cila është në pritje të fëmijës së saj.

Bazuar në gjetjet, dyshja parashikojnë se do të duhen dy ose më shumë gjenerata për të kuptuar saktësisht se si Covid-19 do të ndikojë në foshnjat që do të vijnë në jetë.

Gjithsesi ata u shprehën se stresi do të ketë një ndikim emocional te nëna dhe te pesha e fëmijës.

“Dikush mund të hipotezojë për të ardhmen e afërt, do të ketë një rritje globale të stresit emocional të nënës dhe një rënie të peshës së fëmijës”.

(Kosova Sot Online)