Lexoni edhe:
Humbi tre fëmijë në aksident, pas një viti i ndodh mrekullia - e lumturoi Zoti!
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes BDI’së së Ali Ahmetit dhe LSDM’së së Zoran Zaevit për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.
Marrëveshja, e arritur sot, përcakton emërimin e një kryeministri shqiptar për herë të parë në shtetin fqinj.
Humbi tre fëmijë në aksident, pas një viti i ndodh mrekullia - e lumturoi Zoti!Lexoni edhe:
“E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë”, ka deklaruar presidenti i Kosovës.
(Kosova Sot Online)