Haziri: Kandidatura e Haradinajt për president ka qenë e papritur për LDK’në

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 21:30
Haziri: Kandidatura e Haradinajt për president ka qenë e papritur për LDK’në

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri thotë se kjo parti është befasuar nga kandidatura e Ramush Haradinajt për president.

“Për mua ka qenë zhvillim interesant sepse ne nuk kemi diskutuar për çështjen e presidentit dhe LDK’ja nuk bisedon me askënd tjetër para se me bisedu me AAK’në dhe me partnerët e saj për çështjen e presidentit. Si duket AAK e bëri një hap para të gjithëve që shprehu gatishmërinë me udhëheq me presidencën”, tha Haziri.

“Detyrimisht mendoj se një kandidaturë e tillë për mua nuk ka qenë e pritur. Nuk besoj që AAK është në rend për presidencë kësaj here. Ky është mendimi im personal’, tha Haziri.

Por a e pranon LDK’ja një president të PDK’së?

“Një president të pranueshëm për të gjithë ne nuk kemi arsye me refuzu”, tha Haziri.

‘Marionetat politike nuk i favorizoj. Nuk kemi nevojë me pasë marionetë politike në zyre”, shtoi ai.

Ndërkohë sipas Hazirit PDK gjithmonë ka kushtëzuar marrjen e pushtetit.

“Pjesëmarrja e PDK’së në pushtet, në qeverisje gjithmonë politikisht ka qenë e kushtëzume dhe ka qenë parti që ka kushtëzuar marrjen e pushtetit. Kësaj here të tjerët janë të kushtëzum, PDK’ja mundet me u sjellë më komod përkundër vështirësive serioze’, tha Haziri.

(Kosova Sot Online)