Miliarderëve të botës, u duhen vetëm disa sekonda për të fituar aq sa fiton për një vit punëtori në Kosovë

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 12:25
Miliarderëve të botës, u duhen vetëm disa sekonda për të fituar aq sa fiton për një vit punëtori në Kosovë

Ata janë ndër njerëzit më të paguar në botë, paga e përgjithshme e të cilëve në 12 muaj tejkalon 83 miliardë dollarë.

Është e pabesueshme që dikush duhet të punojë për një shumë të caktuar parash për një vit të tërë, dhe dikush  e arrin atë për disa sekonda ose minuta, por kjo është  pasojë e neo-liberalizmit në të cilin jetojmë.

Hendeku i pagave po rritet, veçanërisht në Amerikë, ku drejtorët e kompanive udhëheqëse të teknologjisë Silicon Valley po fitojnë shuma të mëdha.

Për të kuptuar më mirë këto dallime, platforma Simple Texiting, duke përdorur pasqyrat financiare nga viti 2019, ka krijuar një kalkulator në të cilin përdoruesit mund të futin të ardhurat e tyre ose disa shpenzime, dhe të shohin se sa kohë iu nevojitet  për të marrë ato para ose për të shlyer atë shumë.

Al Jazeera Ballkands analizoi këtë dhe arriti në përfundimet vijuese:

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, fiton pagën mesatare vjetore në Bosnje dhe Hercegovinë në më pak se tre sekonda (6.726 dollarë), gjersa Mark Zuckerberg, kreu i Facebook, fiton pagën mesatare vjetore të punëtorëve në Mal të Zi (7,452 dollarë) në një minutë dhe 48 sekonda.

Kreu i Apple, Tim Cook, pagën mesatare në Kroaci e arrin për 52 minuta dhe 48 sekonda.

Për të fituar pagën mesatare vjetore serbe (7,072 dollarë), Elion Musk, themelues iTesla dhe SpaceX, i duhet 1 minutë dhe 36 sekonda.

Në Kosovë, atij do t’i duhet edhe më pak se një minutë për të fituar aq sa mesatarisht paguhet një punëtor tek ne për një vit.

(Kosova Sot Online)