47 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore, në QKUK po trajtohen edhe 553 të tjerë

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 14:55
47 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore, në QKUK po trajtohen edhe 553 të tjerë

533 pacientë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, prej tyre 409 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19

Me oksigjenoterapi janë 348 persona, ndërsa 47 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë për trajtim 205 pacientë, 170 të konfirmuar me COVID 19, gjersa 123 raste janë me oksigjenoterapi.

Spitalet e përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 328 pacientë. 239 kanë rezultuar pozitivë, ndërkaq 225 persona i janë nënshtruar oksigjenoterapisë.

(Kosova Sot Online)