Gjermania po e trajton përplasjen e makinave në Berlin si sulm me motive islamike

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 13:26
Gjermania po e trajton përplasjen e makinave në Berlin si sulm me motive islamike

Autoritetet gjermane po hetojnë një seri të përplasjeve – me sa duket të qëllimshme – të makinave në një autostradë në Berlin, si një sulm me motive islamike, njoftuan mediat të mërkurën.

Incidenti ndodhi të martën në mbrëmje.

Gjashtë persona u plagosën, tre prej të cilëve rëndë, kur makina e të dyshuarit u përplas me automjetet tjera në autostradën A100, pak para orës 19:00.

Dëshmitarët thanë se i dyshuari, 30-vjeçar nga Iraku, pretendoi se kishte një “objekt të rrezikshëm” në një kuti municioni.

Asgjë nuk u gjet më vonë brenda, raporton BBC.

“Sipas njohurive të tanishme, ishte një sulm i motivuar islamik”, u citua nga revista Focus një zëdhënës i prokurorisë.

“Thirrjet e të dyshuarit në vendngjarje sugjeruan që veprimet e tij mund të kishin qenë me motive islamike”, shtoi ai.

Ai shtoi se ka edhe indikacione se i dyshuar kishte probleme psikologjike.

Policia arrestoi të dyshuarin në vendngjarje.

Mediat gjermane e quajtën atë si Samrad A, që jeton në një objekt strehimi për refugjatë dhe raportet sugjerojnë se ai mund të jetë radikalizuar atje.

Ai pritet të përballet me tre akuza për tentativë vrasjeje.

(Kosova Sot Online)