Profili i rektorit Naser Sahiti

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 15:42
Profili i rektorit Naser Sahiti

Marjan Dema për 4 vjet ka drejtuar Universitetin e Prishtinës. Por tani, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të udhëhiqet nga dikush tjetër.

Naser Sahiti është rektori i ri i këtij universiteti.

Në mesin e tre kandidatëve, Sahiti sot është zgjedhur rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sahiti pas zgjedhjes si rektor, ka treguar për prioritetet e tij përgjatë mandatit katër vjeçar. Ai para gazetarëve u zotua se nuk do të lejojë që të ketë ndikime politike në Universitetin e Prishtinës.

Por kush është Naser Sahiti?

Ai është profesor i rregullt i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe ligjëron në Departamentin e Termoenergjetikës dhe Energjisë së Ripërtrishme.

Sahiti ka qenë prorektor për mësimdhënie dhe çështje të studentëve. Mirëpo kishte dhënë dorëheqje dy vite më parë(2018), pasi kishte pasur mospajtime me ish-rektorin Marjan Dema.

Kurse, për një vit, gjatë periudhës 2013 deri në 2014 ka qenë prorektor për Buxhet dhe Financa në Universitetin e Prishtinës si dhe ushtrues i detyrës i rektorit të UP-së, pasi kishte dhënë dorëheqje, Ibrahim Gashi nga posti i rektorit.

(Kosova Sot Online)