Lexoni edhe:
Deklarata tronditëse e infermieres: Pacientët po trajtohen në mënyrën e gabuar, po i v*asin qëllimisht!
Kompanitë serbe në gjashtë mujorin e parë të vitit 2020 kanë eksportuar mallra në Kosovë në vlerë prej 95 milionë eurove, pasi kanë arritur që të rikthejnë 58 % të tregut të cilin e kishin humbur pas vendosjes së taksës 100 % në vitin 2018.
Këto statistika janë dhënë nga Dhoma Serbe e Tregtisë.
Gjatë kohës sa Kosova kishte vendosur taksën 100 %, Serbia kishte humbur miliona euro meqë tarifa ia kishte bllokuar plotësisht tregun në Kosovë.
Taksën 100 % e kishte vendosur Ramush Haradinaj në nëntor të vitit 2018, derisa në vitin 2020 Albin Kurti kishte bërë disa lëvizje, duke e hequr pjesërisht e duke e zëvendësuar me reciprocitet.
Ndërkohë Avdullah Hoti si kryeministër kishte vendosur që të shfuqizonte të gjithë masat e reciprocitetit pas kërkesave të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
(Kosova Sot Online)