Ish-zyrtari i AAK’së: Haradinaj kandidati i duhur për president, i vetmi lider që mund të sjell unitet

  • A.P /
  • 20 August 2020 - 19:30
Ish-zyrtari i AAK’së: Haradinaj kandidati i duhur për president, i vetmi lider që mund të sjell unitet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se do të këmbëngulë që ta marrë pozitën e Presidentit të Kosovës, sapo t’i skadojë mandati Hashim Thaçit.

Sipas analistit politik, Ernest Luma, kandidimi i Haradinajt për këtë pozitë është krejtësisht legjitim.

“AAK si parti politike, konsideroj që edhe në të kaluarën i ka paraprirë disa subjekteve politike në këtë aspekt. Në kontinuitet, kanë qenë disa muaj para të tjerave, me nominimin qoftë për postin e kryeministrit edhe atë të presidentit të vendit ose për çështje të tjera”.

“Është një parti më e kujdesshme në këtë aspekt; nuk ka paqartësi dhe konfuzione. Haradinaj për herë të parë, e ka thënë publikisht 20 vjet më herët, që përgjegjësia e tij më e lartë dhe kontributi i tij në nivelin më të lartë në vend, do të ishte ai për postin e presidentit të Kosovës. Këtë e ka thënë në një libër dhe në një intervistë të postuar në vitin 2000”.

Luma  vlerëson se Haradinaj duhet të bëhet president pasi sipas tij, është figurë unifikuese.

“Nominimi i Haradinajt, nga Këshilli Drejtues i AAK-së për president, është etik dhe legjitim. Mënyra sesi ai po qaset në raport me partnerët politik në vend është e rregullt dhe demokratike. Haradinaj, është poashtu një prej atyre që e plotëson kushtin themelor, është ai që në masën më të madhe në raport me liderët e tjere, e përfaqëson atë që mund të quhet unitet politik”, është shprehur Luma.

(Kosova Sot Online)