Lexoni edhe:
Zyrtarët e Kosovës nuk mbushen mend: Me veturë '3 Z' 200 km/h në autostadën 'Ibrahim Rugova' (VIDEO)
Shtatë mjekë e tre infermierë kanë vdekur nga COVID-19, më shumë se 1000 të infektuar.
Ndonëse errësirë, mbrëmjen e së mërkurës qytetarët e Kosovës do të fikin dritat, të paktën për një minut.
Kështu planifikohet të nderohen punonjësit shëndetësor, të cilët duke luftuar për jetën e pacientëve, s’mbijetuan për vete.
Në nderim të shtatë mjekëve e tre infermierëve që kanë vdekur deri tash nga COVID-19, Oda e Mjekëve të Kosovës ka një thirrje.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë mbi 450 mjekë të prekur me COVID-19 nëpër institucione shëndetësore, e mbi 750 infermierë.
Sipas Sejdiut nga Oda e Mjekëve, e kjo ndërlidhet me kontrollin e jashtëm.
Të gjithë mjekët që kanë vdekur kanë qenë duke punuar nëpër institucione shëndetësore.
Aktualisht janë 200 punonjës shëndetësorë të cilët janë të prekur me COVID-19.
(Kosova Sot Online)