Nagavci i përgjigjet PDK’së për vijat e kuqe: Nuk i heqim ndaj atyre që kanë kapur institucionet

  • A.P /
  • 20 August 2020 - 21:23
Nagavci i përgjigjet PDK’së për vijat e kuqe: Nuk i heqim ndaj atyre që kanë kapur institucionet

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të iniciuar nga partia e saj.

Nagavci ka thënë se ftesa ndaj Partisë Demokratike të Kosovës për rrëzimin e qeverisë nuk ka të bëjë me heqjen e vijave të kuqe.

“PDK e di që për LVV gjithnjë do të ketë vija të kuqe në raport me partitë që kanë keqpërdorur dhe që kapur institucionet e që nuk kanë ndryshuar e reflektuar”, tha ajo.

Nënkryetarja e PDK-së thotë se kanë pritur që opozita natyrshëm ta mbështesë mocionin e Vetëvendosjes për shkak të keqqeverisjes aktuale.

“PDK ka pasur kritika të vazhdueshme për keq qeverisjen dhe zotin Haradinaj”.

Nagavci thotë se rrëzimi i qeverisë është interes i shtetit të Kosovës jo vetëm i yni apo PDK-së.

“Ky mocion nuk po bëhet për Vetëvendosjen por që të kemi institucione që punojnë në interes të qytetarëve”, tha ndër të tjera Arbërie Nagavci.

(Kosova Sot Online)