Macron dhe Merkel theksojnë unitetin franko-gjerman

  • A.P /
  • 20 August 2020 - 22:10
Macron dhe Merkel theksojnë unitetin franko-gjerman

Nën diellin e Rivierës Franceze, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel pohuan sot konvergjencën e pikëpamjeve të çiftit franko-gjerman përballë krizave ndërkombëtare dhe vendosmërinë e tyre për të vazhduar të jenë një front i përbashkët në Europë.

“Gjermania dhe Franca bashkëpunojnë në mënyrën më efektive pasi përcaktojnë objektivat e përbashkëta”, tha Macron për shtypin.

Të dy liderët dëshirojnë ta zbatojnë këtë bashkëpunim në përpjekjet për menaxhimin e krizave aktuale, qoftë në Liban, Mali apo Bjellorusi, për të cilin propozuan një ndërmjetësim europian në bashkëpunim me Rusinë.

(Kosova Sot Online)