Arrestohet një qytetar në Fushë-Kosovë sepse sulmoi Policinë e Kosovës

  • A.P /
  • 20 August 2020 - 23:09
Arrestohet një qytetar në Fushë-Kosovë sepse sulmoi Policinë e Kosovës

Një qytetar është arrestuar në rrugën Dardania të Fushë-Kosovës nga Policia e Kosovës.

Lexues kanë dërguar pamje nga momenti kur disa policë e arrestojnë një qytetar derisa ky i fundit i reziston arrestit.

Arsyeja e arrestit erdhi si rezultat i sulmit të qytetarit ndaj një polici.

(Kosova Sot Online)