Edhe një test i ri për zbulimin e virusit COVID-19

  • E.K /
  • 21 August 2020 - 08:50
Edhe një test i ri për zbulimin e virusit COVID-19

Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftoi se kishte autorizuar një test të ri antigjeni për të diagnostikuar infeksionin e coronavirusit – prova e tretë e këtij lloji testimi mund të sjell edhe autorizimin për përdorim në luftën kundër pandemisë globale.

Testi LumiraDx i bërë nga Britanikët mund të analizojë një mostër brenda 12 minutave, njoftoi FDA.

Çka janë testet e antigjenit: Për dallim nga testet PCR që kërkojnë kohë, testet e antigjenit kërkojnë pjesë specifike të një virusi sesa shumëfishimin e ndonjë materiali gjenetik viral të pranishëm, raporton CNN.

Si funksionon: Testi kërkon futjen e një shtupe në hundë, i cili mund të japë rezultate të menjëhershme, në vend që të dërgohen në laboratorë për analiza. Zyrtarët shëndetësorë shpresojnë që testet e tilla mund ta ndihmojnë SHBA-në kundër coronavirusit.

“Platforma LumiraDx është një test i shpejtë, fleksibël, shumë i shkallëzueshëm dhe me kosto të ulët, i cili do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në përshkallëzimin dhe zgjerimin e platformave tona të testimit për SARS-CoV-2”, pohoi ndër të tjerash mjeku Brett Giroir.

Besueshmëria FDA-ja publikoi të dhënat e para teksa dëshmon se 97.6 për qind e testeve kanë dal të sakta.

(Kosova Sot Online)