Gjendet në një varr të lashtë “Eliksiri i përjetësisë”

  • E.K /
  • 21 August 2020 - 13:49
Gjendet në një varr të lashtë “Eliksiri i përjetësisë”

Arkeologët në provincën Henan, në Kinën qëndrore thanë të premten se kanë gjetur një lëng në një kanë metali, në një varr që i përkiste dinastisë Han Perëndimore, në vitet 202 para Krishtit- 8 pas Krishtit. Ky varr në literaturën e lashtë taoiste citohet si “eliksiri i jetës”.

U gjetën rreth 3.5 litra lëng nga varri i një familje fisnike të qytetit Luoyang, tetorin e kaluar. Fillimisht nga arekologët u mendua si liker, pasi kishte një aromë alkooli. Por kërkimet e mëvonshme zbuluan se përbërësit kryesor ishin nitrat kaliumi dhe alunit, përbërësit kryesor të një ilaçi të pavdekësisë, të përmendur në tekstet e lashta taoiste, sipas drejtuesit të grupit arkeologjik, Pan Fusheng.

“Kjo është hera e parë që “ilaçi mitik i pavdeksisë” është gjetur në Kinë”, thotë Shi Jiazhen, kreu i Institutit të Relikeve Kulturore dhe Arkeologjisë në Luoyang.

(Kosova Sot Online)