Dëmet pas stuhisë në Vushtrri/Komuna nuk i viziton të dëmtuarit

  • 21 August 2020 - 14:13
Dëmet pas stuhisë në Vushtrri/Komuna nuk i viziton të dëmtuarit

Stuhia e këtyre dy netëve në fshatrat e Vushtrrisë ka shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, kultura bujqësore dhe në infrastrukturë.

Dhe siç thuhet në faqen e Facebook-ut “Komuna Vushtrri – faqja zyrtare”, ekipet emergjente të Komunës dhe Zjarrfikësit janë në terren duke i dalë në ndihmë banorëve.

Po në këtë faqe janë publikuar edhe disa pamje në të cilat shihet një oborr i mbushur me ujë, nga i cili banorët, ndihmohen me litar për të dalë nga shtëpia.

Mirëpo, banorët e fshatit Dumnicë, kanë deklaruar se ende nuk ka pasur vizita të komunës, për t’i vlerësuar dëmet nga stuhia dhe vërshimet.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Zejnepe Bekteshi, banore e fshatit Dumnicë e Poshtme, thotë se kjo komunë edhe pas tri dite nuk kanë qenë në vendin e ngjarjes.

“Pas vërshimeve ne fshatin Dumnicë të Poshtme në Vushtrri, kjo komunë edhe pas tri dite as me e pa nuk kanë ardh.
A sa fotografia bohet e publikohet per nje rruge me u shtru, qofte ajo edhe 2 metra.

Knej ka dame te konsiderushme, komuna po flen”, ka reaguar ajo.

Krahas saj, këtë e kanë pohuar edhe shumë familje të tjera të këtij fshati, të cilë kanë pësuar mjaft dëme.

Më posht gjeni edhe dëmet që u janë shkaktuar edhe disa bizneseve, në këtë rast Fabrikës së dyerve”Altina”:

 

Pas vërshimeve ne fshatin Dumnicë të Poshtme në Vushtrri, kjo komunë edhe pas tri dite as me e pa nuk kanë ardh. A sa fotografia bohet e publikohet per nje rruge me u shtru, qofte ajo edhe 2 metra. Knej ka dame te konsiderushme, komuna po flen. Pamje nga Fabrika e dyerve "Altina" #Marre

Publiée par Zejnepe B. Bekteshi sur Vendredi 21 août 2020

(Kosova Sot Online)