Del pergjigja mjeko-ligjore për vdekjen e Enisës, flet për herë të parë i akuzuari Indrit Bajraktari

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 16:05
Del pergjigja mjeko-ligjore për vdekjen e Enisës, flet për herë të parë i akuzuari Indrit Bajraktari

Ka dalë pak më parë ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 17-vjeçares EnisaDoda në Velipojë. Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se në trupin e vajzës nuk ka pasur shenja dhune.

“Vajza nuk ka shenja dhune. 17-vjeçarja ka h.umbur jetën nga mbytja. Vajza kishte shenja se i ishte bllokuar frymëmarrja”, thuhet në rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë, mësohet se i arrestuari për ngjarjen e rëndë, 25-vjeçari Indrit Bajraktari ka pranuar të flasë para hetuesve. Ai ka thënë para hetuesve se do të flasë vetëm në gjyq për ngjarjen.

25-vjeçari Bajraktari u arrestua një ditë më parë, ndërsa dy.shohet se ka dalë në breg pa e ndihmuar të renë. Ai ishte future në det me motor uji së bashku me 17-vjeçaren, kur kjo e fundit është rrë.zuar, duke humbur jetën në det.

(Kosova Sot Online)