Lexoni edhe:
Aksident në Prishtinë: Treni godet veturën (Foto)
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa ka vizituar sot fermerët në Lipjan për të parë nga afër mbarëvajtjen e punës së tyre.
Mustafa i shoqëruar edhe nga kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti kanë vizituar blegtorët në këtë komunë, ku janë njoftuar nga afër me sfidat që po përballen këta fermerë gjatë kësaj periudhe, derisa iu kanë premtuar përkrahje.
Aksident në Prishtinë: Treni godet veturën (Foto)Lexoni edhe:
“Mbështetjen përmes subvencioneve e kemi dyfishuar dhe do të jem vazhdimisht afër jush për të ju përkrahur dhe motivuar në avancimin e veprimtarive tuaja bujqësore, gjithnjë duke siguruar që të kemi ushqim cilësor për familjet tona”, ka thënë Mustafa.
Ministri i Bujqësisë ka vizituar edhe parkun dhe vendgjuetinë e Blinajës, një nga vendet e mbrojtura në Kosovë, ku ka shikuar edhe mundësitë për rritjen e investimeve në këtë vend në mënyrë që ky park të shndërrohet në një atraksion për vizita të ndryshme nga turizmi i organizuar.
(Kosova Sot Online)