Beqiri: I domosdoshëm takimi mes liderëve para 2 shtatorit

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 19:38
Beqiri: I domosdoshëm takimi mes liderëve para 2 shtatorit

Para takimit në Uashington partnerët e koalicionit LDK, AAK, Nisma kanë paralajmëruar një takim në mes të liderëve për koordinim midis liderëve për koordinim të qëndrimeve. Ky takim i cili pritet të mbahet të hënën në orën 15:00 sipas përfaqësuesve të LDK’së dhe AAK’së është i domosdoshëm.

“Besoj do të jenë të gjithë liderët, besojmë që do të jetë edhe z.Mustafa si kryetar i partisë. Kjo është përtej asaj që mund të konsultohemi për paqartësitë ose moskuptimet që mund t’i kemi gjatë  rrugëtimit tonë në qeverisje”, tha Beqiri.

“z.Hoti dhe LDK’ja e ka edhe platformë politike, qëndrim e kemi të qartë që  shteti i Kosovës, kufijtë e vendit janë të pa ndryshueshëm’, theksoi ai.

Së fundi janë paraqitur mospajtime në mes të partnerëve të koalicionit LDK dhe AAK për dialogun me Serbinë.

Takimi i paralajmëruar me 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë është tentativa e dytë për mbajtjen e takimit në mes të Kosovës dhe Serbisë pas dështimit të atij të 27 qershorit.

(Kosova Sot Online)